Kaq është shifra që paguan Madonna për të performuar në “Billboard Music Awards”
Madonna do të shpenzojë 5 milionë dollarë për performancën në “Billboard Music Awards”.
Madonna do të jap 5 milionë dollarë për të siguruar performancë në “Billboard Music Awards”, të mërkurën, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
60-vjeçarja do ta këndojë singlin e saj të ri “Medellin”, në veremoninë e “Vegasit”, bashkë me artistin e Amerikës së Jugur, Maluma.
Sipas “TMZ”, këngëtarja po shpenzon një shumë të madhe për këtë performancë.
Kënga “Medellin” është pjesë e albumit të saj të ri “MadameX”, i cili është i 14-i me radhë dhe do të lansohet më 14 qershor.
Hera e fundit që Madonna ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Billboard” ishte në vitin 2016, ku interpretoi “Purple Rain”. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com