Karriera si avokate, Kim Kardashian kalon me sukses provimin e parë

  

Kim Kardashian po fillon një karrierë të re në fushën penale dhe po studion që të marrë provimin e jurisprudencës në Kaliforni në vitin 2022.

E për të provuar se sa serioze është ajo për pasionin e saj të ri, Kim u fotografua me një cantë në krahë duke shkuar në provimin e së mërkurës.

Kim ishte veshur në mënyrë sportive. Fotografitë u realizuan kur ajo zbriti nga makina tip Range Rover dhe hyri në një ndërtesë në Los Anxhelos. Më vonë zbuloi me anë të postimeve në Twitter se e kishte kaluar provimin me sukses.