Katër milionë dollarë gjobë se publikoi këngët e Prince pa autorizim
Producenti dhe miksuesi i këngëve të Prince do ti duhet ti paguajë trashëgimtarëve të këngëtarit 4 milionë dollarë kompensim për nxjerrjen pa autorizim të një albumi të muzikantit të ndjerë.
Ian Boxill, që është dhe fitues i çmimit Grammy, duhet gjithashtu t’u rikthejë atyre të gjitha regjistrimet që ai bëri me yllin e muzikës soul.
Vendimi erdhi pasi Boxill hodhi në internet një këngë të titulluar ‘Deliverance’ (në shqip: Shpërndarja) përpara përvjetorit të parë të vdekjes së këngëtarit në vitin 2017.
Ai më pas planifikoi të publikonte dhe një album tjetër me 6 këngë por ndërkohë menaxherët e pasurisë së Prince e paditën, duke thënë se ai theu kontratën.
Një gjyqtar vendosi për një bllokim të përkohshëm të nxjerrjes së albumit në treg, dhe në gusht të vitit të kaluar kompozitori u urdhërua të paguante 4 milionë $.
Gjykimi u bë i ditur vetëm tani pasi ëebsiti amerikan, ‘The Blast’ mori në dorë dokumentet e vendimit.
Producenti dhe miksuesi Boxill dhe Prince kanë punuar bashkë për albumet ‘3121’ dhe ‘Planet Earth’(në shqip: ‘Planeti Tokë’) respektivisht. Këngëtari humbi jetën në vitin 2016 nga një overdozë droge.