Këngëtari shqiptar i propozon Roza Latit: A pranon të lësh 10 qentë për mua?
Këngëtari shqiptar Lorenc Hasrama ishte i ftuari special sot në “Why Not”, i cili u deklarua si një admirues i moderatores Roza Lati.
Ai i propozoi LIVE në studio duke i vendosur një kusht. “A pranon të lësh 10 qentë për mua?”, ishte pyetja e Lorencit, të cilin moderatorja nuk e pranoi. Roza Lati njihet si një prej personazheve të famshme në Shqipëri, e cila ka dashuri të madhe për kafshët, sidomos qentë.
Biseda kaloi me shumë batuta mes tyre. Momentin mund ta ndiqni në videon më poshtë.