Këngëtarja e njohur e konfirmon se është shtatzënë

Rona Nishliu është këngëtarja nga Mitrovica e që publiku shqiptar e njohu me zërin e sidomos stilin e saj të veçantë.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Rona Nishliu sonte ka promovuar albumin e saj më të ri, “Mindil”.

Koncerti është mbajtur në Kino ARMATA, me fillim nga ora 20:00 dhe biletat e këtij koncerti ishin falas, përcjell rtv21.
Rona Nishliu në këtë promovim zbuloi që është shtatzënë dhe që ky album i dedikohet fëmijës së saj të parë.

“Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur tash e disa muaj brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çka e inspiron muzikën kombëtare dhe regjionale. Pas dëgjimit të këngëve të mija, hulumtimit për performancat dhe këngët origjinale të pazëvendësueshmeve, Nexhmije Pagarusha, Rexho Mulliqi, Rifat Kukaj, Tish Daija, Rashid Krasniqi, Muharrem Qena, Jusuf Gërvalla, MAK Roc Band, Esma Redzepova, Zajzi Trio etc. Jam falënderuese për të gjithë autorët dhe performuesit dhe trashëgimin e tyre të pavdekshme dhe inspirimin që ende bartin.”, shkruhet në kopertinën e albumit.

Nishliu edhe në albumin e saj të dytë ka bërë një zgjedhje të këngëve të cilat i përkasin trashëgimisë së pasur muzikore të popullit tonë.

“Baresha”, “Moj e mira te Pojata”, “Moj raki”, “Mallëngjimi” janë katër nga dhjetë këngët e këtij albumi që Rona Nishliu Quartet i ka sjellë në frymën e muzikës jazz duke eksperimentuar me to, por në thelb kanë ruajtur origjinalitetin e tyre. Kujtojmë që Rona Nishliu është martuar në shtator të vitit të kaluar. “Mallëngjimi” është projekti i fundit muzikor i artistes që është publikuar më 9 prill.