Këto janë fjalët e para të Rita Orës pas arritjes në Kosovë

 
 Përmes një postimi në Instagram, Rita Ora ka diçka për të thënë pas arritjes në Kosovë. 

  

 

 

Rita Ora mbrëmë ka arritur në Kosovë, për një mision bamirësie për gratë e dhunuara gjatë luftës, shkruan lajmi.net.

Ajo ka ardhë në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë  (UNICEF).

Javë më parë, Rita ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me brendin e çantave “Escada”, një pjesë nga çdo shitje e të cilave do të dhurohet për bamirësi në organizatën “Women for Women International”

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rita do të takohet me viktimat e dhunës seksuale.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja shqiptare u shpreh e lumtur për bashkëpunimin me “UNICEF”.

“Jam shumë e lumtur që po punoj edhe më afër me UNICEF-in, në ditët e ardhshme shihni më shumë nga puna jetësore që ata bëjnë dhe ndikimin që ka tek fëmijët. Shikoni këtë hapësirë!”, ka shkruar Rita. /Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com