Khloe Kardashian heq dorë përfundimisht nga basketbollistët e NBA?
Mesa duket pas tradhtisë së Tristan Thompson, Khloe Kardashian e nxorri mësimin. Ajo do të heqë dorë nga basketbollistët e NBA. Një person pranë Khloe thotë se ajo ndihet e lodhur nga gjithë tradhëtitë e tyre, dhe ndihet e turpëruar përpara botës pas martesës me Lamar Odom, lidhjes me James Harden dhe bashkëjetesës me Tristan Thompson. Asnjëri prej tyre nuk i ka qëndruar besnik.
Një burim pranë saj thotë: “Edhe përse e ka mohuar për një kohë të gjatë, tani Khloe e sheh realitetin më mirë dhe e di që basketbollistët nuk janë besnik. Khloe është betuar që do të bëjë disa ndryshime rrënjësore në jetën e saj. Ajo nuk pendohet për kohën që kaloi me Tristan, sepse nga marrëdhenia e tyre erdhi në jetë vajza True, por Khloe nuk do ta përsërisë më të njëjtin gabim që bëri me Tristan. Ajo ndihet e lënduar dhe i është thyer zemra nga tradhtia e tij.”
Personi pranë Khloe shtoi: “Më e keqja e kësaj historie është se pas tradhtisë së Tristan iu kujtua Lamar. Khloe është e vendosur të mos lejojë më askenëd ta lëndojë. Tani ajo është gati të dal me ndonjë biznesmen, doktor apo mbase edhe ndonjë aktor.”