Kida duket se këta muaj ka punuar mjaft shumë për projekte të reja.
Orhidea Latifi apo siç njihet për publikun Kida zbulon se ka përfunduar 3 këngë të reja, shkruan lajmi.net.
Ajo ka postuar një imazh në InstaStory nga palestra e që tregon se ka finalizuar 3 projekte. “Si ndihem kur i përfundoj 3 këngë”, ka shkruar ajo.
Kida ka kohë që është larguar nga grupi “On Records” e cila tashmë i është bashkuar kompanisë ‘AVD Digital’.
“Ka je”, mbetet kënga e fundit e publikuar nga Orhidea që numëron mbi 7 milionë klikime në kanalin zyrtar, YouTube. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com
