Kim Kardashian së shpejti avokate
Kim Kardashian po mëson nga 18 orë në javë për t’u bërë avokate.
Kim Kardashian do të jetë fytyra e kopërtinës së ‘Vogue’ për muajin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Zeshkania seksi për revistën në fjalë gjatë një interviste të dhënë ka bërë të ditur që synon të bëhet një avokate e zonja pasi është duke mësuar nga 18 orë në javë.
Kim nuk e ka një diplomë të fakultetit Juridik, por në Kaliforni një person mund të bëhet avokat nëse e kalon provimin e jurisprudencës pas një praktike katërvjeçare me një avokat apo gjykatës. Ky provim është shumë i vështirë për t’u dhënë pasi që vetëm 41 % e atyre që i nënshtrohen janë në gjendje ta kalojnë.
“Ligjin e kriminalistikës mund ta bëj me sy mbyllur. Bëra testin e parë dhe mora 100 pikë. Super i thjeshtë për mua. Leximi është ai që me të vërtetë më merr kohë. Është kaq konsumues. Konceptet unë i kuptoj në dy sekonda”, u shpreh Kim Kardashian gjatë intervistës së dhënë./Lajmi.net/
View this post on Instagram
VOGUE MAGAZINE MAY 2019
albshowbizzz.com