Klajda Gjosha shtatzënë për herë të dytë, zbulon gjininë e foshnjës

  

Ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Gjosha do të sjellë në jetë një vajzë.

“Njeriu duhet të dijë të ndajë momente të jetës private me këtë lumturi që unë po përjetoj së bashku me familjen time, për të pritur së shpejti një vajzë dhe pjesën tjetër që është ajo e  profesionit. Unë bëj pjesë e atij profesioni që është shumë agresiv, shpeshherë. 

Megjithatë e besoj se e gjithë kjo situatë do të sjellë një dritë jeshile në fund të këtij tuneli,”-u shpreh Gjosha gjatë një interviste për emisionin Provokacja.

Ish deputetja është nënë e një djali 4 vjeç, Luisit.