Kourtney Kardashian feston 40-vjetorin me të dashurën seksi të ish-burrit

  

Kourtney Kardashian ka bërë udhëtimin e tretë me Sofia Richie, Scott Disick dhe fëmijët. Këtë herë, të gjithë kanë shkuar të shijojnë Finlandën për 40-vjetorin e lindjes së Kourtney.

Bukuroshja e serialit KUWTK e ka ditëlindjen me 18 prill, por ka nisur festimet paraprakisht. Udhëtimi u bë në javën e parë të prillit dhe të gjithë ishin të pranishëm, përfshirë të dashurën e ish-burrit të saj, Sofia Richie.

Burime pranë tyre treguan se për ata është dicka normale që të bëjnë udhëtime si një familje. Nuk ka më ndjenja mes Scott dhe Kourtney, por vijojnë të takohen për hir të fëmijëve. Kjo gjë nuk përbën problem as për modelen Richie.