Kryeministri tregon se cila është dhurata më e bukur që ia bëri gruas

 
 Ramush Haradinaj ka dhënë një përgjigje interesante kur u pyet se cila është dhurata më e bukur që ia ka bërë gruas. 

  

 

 

Ramush Haradinaj ka qenë i ftuar së fundi tek emisioni “Në Kurthin e Piter Pan”, ku ishte përballë fëmijëve që janë pjesë e këtij edicioni të emisionit, shkruan lajmi.net.

Ai në disa raste u vu në siklet nga pyetjet që ia kanë bërë fëmijët, të cilët ishin kureshtar të dinin shumëçka rreth jetës profesionale dhe asaj private.

I pyetur se cila është dhurata më e bukur që ia ka bërë Anitës, Haradinaj u përgjigj “Është Trimi, djali i vogël”.

Për ndryshe, Ramush Haradinaj dhe Anita Muçaj janë prindër të tre fëmijëve. /Lajmi.net/

 

albshowbizzz.com