Ku e gjen energjinë Iljard Shaba për performancat e çmendura
Iljard Shaba është një këngëtar dhe instrumentist i njohur, i cili përfundoi me sukses recitalin e tij tek Akademia e Arteve. Ai njihet për mënyrën se si i bie violinçelës, gjë që e dallon nga të gjithë instrumentistët e tjerë.
Në intervistën për “Why Not” në RTV Ora, Iljardi zbuloi se çfarë pi para se të performojë.
Iljard Shaba: Dopaminë. Dopamina është solucion që prodhon trupi gjatë emocionit pozitiv, kështu që nuk pi asgjë. Është e pashpjegueshme situata ime kur jam me violinçelin, ndikon dhe reagimi i publikut.