Kunata ia pa hajrin Remzies
Këngëtarja Remzie Osmani ka martuar djalin e saj, ku kjo dasmë ka marrë vëmendje.
Edhe familja e këngëtares, Remzie Osmanit mjaft e gjerë që po ngjall interes të madh.
Secili që prezantohet tek publiku përbën lajm, shuan kureshtjen e njerëzve të cilët presin me padurim për ti parë, shkruan Kosovarja.
Po i panë njëherë më nuk ndalen kërkesat për tu shfaqur më shpesh dhe për të qenë më afër tyre, kjo sepse kemi gjakun e shqiptarit dhe jetën e të tjerëve dëshirojmë ta njohim më mirë se tonën.
Fytyra më e re për momentin që po ndjeket tek familja e këngëtares, është kunata e saj e cila që nga çasti i parë që u prezantua tek publiku zuri një vend të veçantë tek fansat e Remzies.
E, sikur t’ia ketë parë hajrin dasmës së Hamzës, tani më shumë iu është shtuar etja për të qenë prezentë në sytë e njerëzve.
Andaj edhe po e shohim më shpesh në sallone duke u rregulluar e kuruar vetëm që të shndritë e të iu afrohet famës së bashkëshortit që edhe ai me vite e ka krijuar në krahët e së motrës.
Po vazhdoi kështu nuk e ka fare larg synimin që tashmë ka filluar.