Kur do dalë vajza e Kylie Jenner në shfaqjen e familjes?

  

Fansat e “KUWTK” duan të dinë se kur do shfaqet vajza e Kylie Jenner dhe Travis Scott në reality shoë. Të dy kanë patur diskutime për këtë cështje, pasi nuk arrijnë të vendosin kur duhet të marrë vëmendjen maksimale Stormi.

“Pavarësisht se nuk e kanë marrë ende një vendim, është dicka për të cilën ka shumë diskutime. Të dy, Kylie dhe Travis janë shumë protektivë ndaj Stormi dhe sigurisht, do bëjnë cdo gjë që është në të mirën e saj. Kylie është rritur në praninë e kamerave dhe ia doli të bëhej një grua e zgjuar dhe e pavarur. Por Travis ka dyshime dhe nuk dëshiron që fama të ndikojë për keq tek Stormi”, tha një burim pranë tyre për HollywoodLife.

Megjithatë, Kylie nuk heziton që të publikojë fotografi dhe video me vajzën në rrjete sociale.