Kur Herri takon Sellin pas 30 viteve?
30 vjet më parë, doli në kinematë amerikane filmi “When Harry met Sally” (në shqip: ‘Kur Herri takoi Sellin’), histori delikate dhe gazmore dashurie, që fitoi zemrat e publikut në të gjithë botën.
Filmi u bë shpejt një kult falë edhe disa skenave ironike, si ajo e orgamzës së Sellit.
Protagonistët e paharruar të tij, Meg Ryan, 57 vjeç dhe Billy Crystal, 71 vjeç janë takuar mbrëmjen e djeshme në Hollivud për një projekt special gjatë hapjes së TCM Festivalit Klasik të Filmit.
Një ribashkim në kujtim të nostalgjisë por edhe të çudisë.
Dy aktorët në fakt, duket sikur janë riprezantuar për publikun, për shkak se ishin të panjohshëm në tapetin e kuq; fytyrat e tyre të rimodeluara për shkak të operacioneve të shumta plastike.