Dua Lipa është një nga ikonat më të mëdha të popit dhe suksesi i saj po e vërteton këtë.

Dhe dje këngëtarja me origjinë shqiptare ishte në Amsterdam për të festuar krijimin sërish të një ‘Dua Lipa’ me dyllë. Vepra e artit ishte vendosur në Madame Tussauds.

Por nuk është hera e parë që Dua vjen në një punim me dyllë.

Për herë të parë, ajo u krijua në Londër dhe tani bota po mbushet me Dua Lipën.

Në veprën me dyllë të realizuar në Glow Room, Dua është realizuar me veshjen e saj gjatë performancës në Glastonbury në vitin 2017.

Ndërsa vepra e krijuar në Holandë është nga performanca e saj në Billboard Music Awards vitin e kaluar.

Padyshim që vepra është krijuar me mjeshtëri dhe duket identik si Dua.