Kush është fatlumja? Ledri Vula do të bëhet BABA?! Pas kësaj deklarate që bëri reperi na u bënë sytë me zemra! [FOTO]

 

Ledri Vula është një ndër reperët më të mirë shqiptarë dhe sigurisht shumë i pëlqyer nga publiku. Çdo këngë që publikon Ledri kthehet në hit dhe e dëgjojmë në të gjithë ambientet e mundshme, mirëpo ai është kujdesur gjithmonë që jetën e tij private ta mbajë të tillë.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “N’drrimi i natës”, Ledri tha se është i gatshëm të krijojë familje. Ai shtoi se ka shokë që janë bërë me fëmijë dhe janë pikërisht ata që ia shtojnë dëshirën.

“Jam shumë i gatshëm të krijoj familje. Si mund mos të jem i gatshëm kur shoh shokët e mi me fëmijë, si pëllumba. Unë luaj me fëmijët e tyre si t’i kem të mitë. Kur i shoh rrethin shoqëror që janë bërë prindër, them edhe unë dua. Ata dalin me fëmijë kurse unë nuk mundem. Kush është bërë prind thotë që ajo ndjenjë ta ndryshon jetën. Dua ta di si është kjo ndjenjë që e keni përjetuar ju”, u shpreh Ledri.

Megjithatë, i pyetur nëse është në një lidhje, Ledri vendosi të mos e konfirmojë, por në vend të përgjigjes hëngri një spec të kuq.

djt.jpg

 

albshowbizzz.com