‘Kuzhina ime kushton aq’! Qeveria shqiptare dhuron 100 mijë euro për Notre Dame, shihni si ‘tallet’ Sara Hoxha [FOTO]

 

Ditën e sotme qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të ofruar shumën e majme prej 100 mijë eurosh, në rindërtimin e Katerdales së Notre-Dame në Paris.

Duket se kjo shumë e ofruar nga qeveria shqiptare ka nisur një bisedë plot humor mes motrave të familjes Hoxha.

Redia Hoxha, ka publikuar në Snapchat një screenshot, ku shfaqet biseda e saj me Sara Hoxhën.

Siç mund ta shikoni edhe në foton e mëposhtme Sara i ka dërguar Redias lajmin që Qeveria shqiptare dhuron 100 mijë euro për rindërtimin e Katedrales, dhe shkruan: “Ne do ndërrojmë bravën e Notre Dame!”

Redia i është përgjigjur me të qeshura, ndërsa në vijim, Sara ka shkruar: “Kuzhina ime kushton aq!”

sara.jpg

 

albshowbizzz.com