Ky person po e shoqëron Ritën në Kosovë

 
 Rita Ora dje ka arritur në Kosovë. 

  

 

 

Rita Ora kësaj radhe në vendlindje po qëndron me një mision bamirësie, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja në Kosovë po shoqërohet nga babai i saj, Besnik Sahatçiu, i cili në rrjete sociale publikoi një video nga sheshi “Skënderbeu”.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rita do të takohet me gratë e dhunuara, ndërsa erdhi në kuadër të misionit të bamirësisë në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Për ndryshe, Rita Ora vitin e kaluar ka performuar në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. /Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com