Latin Billboard 2019: Ozuna lë pas të gjithë artistët, rrëmben 11 çmime
Gjatë fundjavës u mbajt një nga eventet më të rëndësishme muzikore në Amerikën Latine. Artistët më të mirë ishin nominuar për çmimet Latin Billboard për hitet e tyre më të mëdha. Fituesi i madh i mbëmjes ishte Ozuna. Këngëtari portorikan, u largua nga eventi me 11 çmime përfshirë këtu edhe Artisti i vitit. Por edhe këngëtarë të tjerë si Nicky jam dhe Bad Bunny, triumfuan në event.
Nicky u shpall fitues i 5 çmimeve Billboard ndërsa Bad Bunny 4. Të nominuar për një serë trofesh ishte dhe grupi CNCO, të cilët u larguan nga eventi me 3 çmime. Sa u përket femrave, një nga fitueset ishte Shakira, e cila u shpërblye me 2 trofe për muzikën e shkëlqyer. Ndërsa këngëtarja domenikane Natti Natasha triumfoi si “Artistja e Vitit”, në kategorinë “Hot latin Songs”.
Reperi Anuel AA, u shpall “Ylli I muzikës trap”, ndërsa këngëtarja me origjinë domenikane Cardi B u shpërblye me çmimin “Artistja Crossover e vitit”. Një tjetër artist që triumfoi në eventin Billboard Latin ishte dhe krijuesi i rrymës muzikore hip hop, Daddy Yanke. Ai u vlerësua me çmimin “kënga e vitit” për hitin Dura.