Learta sapo doli nga frizerja, me këtë frizur e grim kah po shkon ajo
Learto po shkëlqen.
Femrat e kanë pikë të dobët rregullimin. Duan që gjithmonë e në çdo rast të shkëlqejnë, e aq më tepër kur kanë për të shkuar diku.
Në këtë mes nuk bënë përjashtim as reja e këngëtares Shyhrete Behluli, Learta, së cilës duket si bien përditë dasma e ahengje.
Edhe këtë të dielë, solistja operistike është bërë “kallamoq” me grim e frizurë, me gjasë për të shkuar në ndonjë dasmë a aheng, shkruan “Kosovarja”.
Si përherë, edhe me këtë rast, Learta është rregulluar në sallonin e kunatës së saj, Njomzes, e cila kujdeset për lukun e të ëmës, motrave dhe nuses.