Ledri Vula deklaroi që do të bëhet baba, Arbana Osmani dhe Xhemi kanë diçka për t’i thënë [VIDEO]
Ledri Vula në një intervistë të fundit deklaroi se ka shumë dëshirë të bëhet baba dhe është i gatshëm për këtë.
“Jam shumë i gatshëm të krijoj familje. Si mund mos të jem i gatshëm kur shoh shokët e mi me fëmijë, si pëllumba. Unë luaj me fëmijët e tyre si t’i kem të mitë. Kur i shoh rrethin shoqëror që janë bërë prindër, them edhe unë dua.”-u shpreh Ledri në NIN.
Kjo deklaratë u pëlqye shumë nga fansat e tij dhe jo vetëm, kështu që dy moderatoret e njohura Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, nuk kanë nguruar që të “urojnë” reperin. Në një postim në Instastory Arbana ka publikuar një video ku shihet me Xhemin në makinë duke dëgjuar këngën “That’s mine” të Ledrit dhe Gashit. Në një moment Arbana pyet Xhemin se nuk e kuptoj se çfarë halli ke?
“Të urojmë Ledrin se do të bëhet baba!”- përgjigjet Xhemi, ndërkohë që situata krijon shumë të qeshura.
baba from Vimeointv.al on Vimeo.
albshowbizzz.com