Ledri Vula nuk flet për lidhjen e dashurisë, por do të bëhet baba

  

Kohët e fundit, reperi Ledri Vula ka zgjedhur që të mbajë jetën private larg syrit mediatik. Edhe kur pyetet nëse është në lidhje dashurie, ai nuk bën asnjë koment.

Pavarësisht këtyre, ai dëshiron të bëhet baba si të gjithë miqtë e tij, me fëmijët e të cilëve i ka marrëdhëniet shumë të mira. Në emisionin “NIN”, ai deklaroi se do të dijë kuptimin e shprehjes: “Kur bëhesh me fëmijë, ndryshon bota”.

 “Jam shumë i gatshëm të krijoj familje. Si mund mos të jem i gatshëm kur shoh shokët e mi me fëmijë, si pëllumba. Unë luaj me fëmijët e tyre si t’i kem të mitë. Kur i shoh rrethin shoqëror që janë bërë prindër, them edhe unë dua. Ata dalin me fëmijë kurse unë nuk mundem. Kush është bërë prind thotë që ajo ndjenjë ta ndryshon jetën. Dua ta di si është kjo ndjenjë që e keni përjetuar ju”, u shpreh reperi nga Kosova.