Ledri Vula për reperet femra: Mund të bëjnë reptura të mira edhe pa sharë

 
 Ledri Vula ka sqaruar se nuk ka asgjë kundër repereve femra. 

  

 

 

“Edhe femrat ja kanë nisë me repovat (të bëjnë rep), diçka nuk është në rregull!”, ishte përgjigja e Ledri Vulës në raport me reperet femra, deklarat kjo e cila ngjalli shumë reagime, shkruan lajmi.net.

Reperi Ledri Vula ka qenë së fundmi mysafir në emisionin NIN aty ku foli edhe për reperet femra. Pas kësaj në drejtim të tij ka pasur reagime dhe Ledri ka vendosur ta sqaroj njëherë e mirë se nuk ka asgjë kundër repereve femra vetëm se i pengon që shajnë dhe sipas tij mund të bëjnë reptura të mira edhe pa sharë.

“Më vjen keq që një fjali e imja në ‘NIN’ është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia, e as vet si person unë nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Mos me mendu që femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha bërë këngë me Taynën. Unë e kisha për fjalorin që përdoret. Po më pengon që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve siç edhe na. E di që munden me bë reptura shumë ma të mira pa pas nevojë të shajnë, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur, kthehuni edhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni!”, ka sqaruar Ledri në Instagram./Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com