Ledri Vula u merr lakmi shokëve, i gatshëm për tu bërë baba 

 
 Reperi Ledri Vula është shprehur i gatshëm për tu bërë baba. 

  

 

 

Ledri Vula gjatë intervistës së fundit për NIN ka thënë se është i gatshëm që të krijojë familje, shkruan lajmi.net.

Dëshira që të bëhet baba i shtohet akoma më shumë kur i sheh shokët e tij që tashmë janë prindër dhe kanë krijuar familje.

“Jam shumë i gatshëm të krijoj familje. Si mund mos të jem i gatshëm kur shoh shokët e mi me fëmijë, si pëllumba. Unë luaj me fëmijët e tyre si t’i kem të mitë. Kur i shoh rrethin shoqëror që janë bërë prindër, them edhe unë dua. Ata dalin me fëmijë kurse unë nuk mundem. Kush është bërë prind thotë që ajo ndjenjë ta ndryshon jetën. Dua ta di si është kjo ndjenjë që e keni përjetuar ju”, u shpreh Ledri.

Se do të bëhet një baba i përkushtuar e dëshmon fakti se është shumë i afërt me fëmijë, pranë të cilëve e kemi parë shpesh nëpër fotografi./Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com