Lori Hoxha realizon ëndrrën, ndjek nga afër koncertin e reperit të famshëm botëror

 
 Lori Hoxha është padyshim një prej vajzave më të komentuara në showbizz-in shqiptar.

 

  

 

 

Përmes disa postimeve Lori ka treguar se mbrëmjen e djeshme ka qenë e pranishme në një nga koncertet e reperit me famë botërore, Drake, shkruan lajmi.net.

“Kushdo që më njeh mua e di që kam qenë duke pritur për këtë moment që kur isha gjashtëmbëdhjetë vjeçe, duart poshtë për një nga netët më të mirë të jetës sime”, ka shkruar Lori pranë imazheve.

Sipas informacioneve të publikuara në formë zyrtare, një biletë për të parë koncertin e Drake kushton nga 80 në 288 dollarë.

Megjithatë, blogerja shqiptare duket se e ka shijuar pafund këtë natë pasiqë po e priste një kohë të gjatë. /Lajmi.net/

  

  

  

 

 

albshowbizzz.com