Madonna do performojë dy këngë në Eurovision
Madonna do performojë dy këngë në Eurovizion muajin e ardhshëm.
Ikona e popit do arrijë më shumë se 180 milionë shikues gjatë kohës që do dalë në skenën e Tel Avivit më 18 maj.
Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesit e këngëtares për BBC, ndërsa organizatorët e Eurovision kanë qëndruar të heshtur.
“Nuk kemi marrë një vendim përfundimtar pse marrëveshje të nënshkruar,”-tha EBU në një deklaratë për BBC. “Lajmet zyrtare do vijnë direkt nga Eurovizion në kohën e duhur.”
Mediat në Izrael thanë se organizatorët kishin rezerva për përmbajtjen e performancës së Madonnës.
Së fundmi, Madonna ka nxitur spekulimet se po punon për nxjerrjen e një këngë të re dhe është parë duke xhiruar një video të re muzikor në Portugali në fund të muajit të kaluar.
Thashethemet se këngëtarja do performonte në Festivalin e Këngës në Eurovision në Tel Aviv kanë qarkulluar për muaj.
Dhe u konfirmuan të hënën në faqen e Facebook të Live Nation Israel dhe Bluestone Entertainment, që drejtohet nga menaxheri i Madonnës, Guy Oseary.