Majk e merr Roanin, por a po bashkohet edhe me Majlindën?
Duket se është përkushtuar shumë ndaj djalit të tij.
Është ky reperi i njohur, Majku, emri i të cilit ka marrë epitetin ‘baba” tash e disa vite.
Të gjithë e kanë ditur dhe kuptuar për këtë që nga fillimi, përjashtim këtij i cili qoftë për një moment të vetëm nuk kujtohej se po ka një djalë diku ani pse fati ka dashur që ai mos të rritet pranë të dy prindërve.
Tani po e shohim më shpesh duke dalë me të, e dërgon në lojëra të ndryshme, restaurante ndër më luksozet, e madje ka netë që edhe kalon me të, teksa edhe fotografitë nuk po i ka të rralla.
Dalëngadalë djalit të estradës, po i afrohet mundësia që të dy prindërit të mirren me të e ta rrisin në mënyrën më të denjë dhe të edukuar, shkruan Kosovarja.
E pranoi atësinë Majku, por a do të thotë kjo që hap pas hapi do ta shohim edhe një ribashkim mes tij dhe Majlindës.
Nuk i dihet, sepse kështu si ka filluar ka mundësi të ndodhë më e papritura.