Marina Vjollca publikon fotografinë me ish-të dashurin e Kylie Jenner

  

Moderatorja shqiptare Marina Vjollca ka disa kohë që po bën pushime në vende të ndryshme të botës. Para disa muajsh, ajo dhe bashkëshorti Getoar Selimi ishin në SHBA ku takuan emra të njohur të muzikës ndërkombëtare.

Një prej tyre është reperi Tyga, ish i dashuri i miliarderes më të vogël në botë Kylie Jenner. Marina ka publikuar fotografinë në Instagram ku shfaqet pranë reperit.

Imazhin e ka shoqëruar me shkrimin: “throwback, duke treguar se takimi është bërë më parë. Duket se Geti nuk është aspak xheloz për takimet e Marinës me reperë të famshëm në tregun amerikan.