Martesë dhe rikthim në Kosovë, boksieri dhe modelja shqiptare zbulojnë planet
Boksieri Robin Krasniqi dhe modelja Heidi Lushtaku kanë disa vite që shijojnë historinë e dashurisë. Ata kanë deklaruar më parë se këtë vit do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Në intervistën ekskluzive për Revistën Who , ata zbuluan planet e rradhës.
“Për momentin nuk kemi filluar asnjë organizim. I kemi disa ide për vendin dhe dasmën që do jetë moderne, por asgjë nuk është konkrete. Tani jemi shumë të përqëndruar për ndeshjen e 11 majit të Robinit. Përgatitjet e Robinit na marrin gjithmonë 3 muaj dhe është një organizim i madh”, u shpreh Heidi.
Ndërsa për vendimet që merren në shtëpi kontriubojnë të dy duke shprehur mendimet e tyre dhe zgjedhin atë të duhurin. Sa i përket rikthimit në Kosovë, Heidi zbuloi se mundësitë profesionale janë më të mëdha në shtetet ku po zhvillojnë karrierën aktualisht.
“Për fat të keq nuk i kemi mundësitë profesionale të njëjta njësoj si në Zvicër ose Gjermani. Për ne është pak problem rikthimi në Kosovë, por ne vijmë disa herë në vit dhe gëzohemi shumë kur kthehemi për pushime në vendlindjen tonë”, përfundoi modelja.