Martohet stilisti i famshëm me të dashurin e tij

  

Stilisti me famë botërore Marc Jacobs është martuar me të dashurin e tij Char Defrancesco.

Jacobs u martua këtë fundjavë në një ceremoni mahnitëse.

55-vjeçari dhe Defrancesco i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit të shtunën në New York në një festë ku ishin të ftuar elita të modës dhe ceremnia dukej si një shfaqje mode.

Mes të ftuarve të famshëm ishin supermodelet  Gigi dhe Bella Hadid, Naomi Campbell, Kate Moss, Kaia Gerber, Emily Ratajkowski, Amber Valletta, Helena Christensen, Rita Ora, Christina Ricci, reperi Lil ‘Kim dhe redaktorja e Vogue, Anna Wintour.

Pas një ceremonie private, u mbajt festa e dasmës në  The Grill and The Pool në Midtown Manhattan.

Jacobs i propozoi për martesë 35-vjeçarit në Chipotle në prill 2018.