Mbretëresha Elizabeta feston sot 93-vjetorin e lindjes

  

Mbretëresha Elizabeta feston sot 93-vjetorin e lindjes. Ditëlindja e mbretëreshës përkon me të dielën e Pashkëve.

Ajo festoi Pashkët duke marrë pjesë në shërbesën fetare së bashku me anëtarë të tjerë të familjes mbretërore në Saint George Chapel në Windsor Castle.

Në oborrin e brendshëm të Pallatit Buckingham, Banda e Rojeve Irlandeze do intepretojë këngën e ditëlindjes në nder të mbretëreshës.

21 prilli është data e parë e lindjes së mbretëreshës Elisabeta, e cila feston dy ditëlindje.

Gjithashtu ka ditë tjetër zyrtare, në të shtunën e dytë të qershorit të çdo viti, e cila përkujtohet me paradën e Trooping the Colour.

Princesha Elizabeth Alexandra Mary lindi në orën 2.40 të mëngjesit më 21 prill 1926.

Ajo është fëmija i parë i Dukës dhe Dukeshës së York të asaj kohe, Mbretëresha Elizabeth The Queen Mother dhe George VI. Elisabeta erdhi në jetë shtëpinë e gjyshqërve të saj nga ana e nënës, Konti dhe Kontesha e Strathmore.

Nuk pritej kurrë që ajo të bëhej mbretëreshë kur lindi, por abdikimi i xhaxhait të saj Edëard VIII në vitin 1936, vendosi atin e Elisabeta II, George VI në fron dhe ndryshoi fatin e saj.

Elizabeta II, e cila është monarke prej më shumë se 67 vitesh, është Shefe e Shtetit, e Forcave të Armatosura dhe Commonëealth-it dhe është martuar me Dukën e Edinburgut për më shumë se 71 vjet.

Ajo është monarkia më e gjatë në Britani, duke kaluar rekordin e gjyshes së saj Mbretëreshës Victoria më shtator 2015.

Me vdekjen e mbretit 88-vjeçar Bhumibol Adulyadej të Tajlandë në vitin 2016, Mbretëresha mori rekordin si monarkia më të gjatë e mbretërimit në botë.