Me veshje kombëtare, Shyhrete Behluli paralajmëron këngë me rejën
Shyhrete Behluli po vjen me diçka të re.
Shyhrete Behluli përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar diçka të re për fansat, shkruan lajmi.net.
Në fotografinë që e postoi në InstaStory, këngëtarja u shfaq pranë rejës së saj, Leartës, e veshur me veshje kombëtare.
Përmes kësaj fotografie, Shyhretja ka lënë të kuptohet se po vjen me duet me Leartën.
“Diçka e re po vjen…”, ka shkruar ajo mbi foto.
Këngëtarja në intervista shumë herë ishte pyetur nëse do t’i shohim bashkë në duet me Leartën dhe asnjëherë nuk e kishte mohuar një gjë të tillë, e duket se dueti tani po vjen.
Kujtojmë se projekti i fundit nga Shyhrete Behluli është “E vetmja”, këngë kjo dedikuar nënës. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com