Meghan Markle dhe Prince Harry planifikojnë të zhvendosen në Afrikë

  

Pallati nuk përfshihet shpesh në raportimet mbi anëtarët e familjes mbretërore. Por lajmi se Princ Harry dhe Meghan Markle do zhvendosen për të jetuar në Afrikë, ka sjellë reagimin e Pallatit Buckingham.

Gazetari i familjes mbretërore, Richard Palme shkroi të dielën në Twitter se Pallati Buckingham nuk i mohon raportimet se ky vendim i Dukës dhe Dukeshës është një mundësi.

“Zyrtarët kanë diskutuar për dërgimin e Harry-t dhe Meghan në Afrikë, si një mënyrë për të ndikuar tek të rinjtë në Commonwealth  dhe vendosjen e distancave të mëtejshme mes tyre dhe Cambridges,”-tha ai.

“Çdo plan i ardhshëm për Dukën dhe Dukeshën janë spekulativë në këtë fazë. Asnjë vendim nuk është marrë për rolet e tyre të ardhshme. Duka do vazhdojë të përmbushë rolin e tij si Ambasadori i Rinjve të Komonuelthit,”-tha Pallati Buckingham.