Mësohet data e publikimit të bashkëpunimit të Skerdit me Lumi B

 
 Skerdi dhe Lumi B i kanë bashkuar idetë për projektin e ri muzikor. 

  

 

 

Skerdi, para pak minutash në llogarinë e tij në Instagram ka zbuluar se në projektin e ri muzikor do të vijë në bashkëpunim me reperin Lumi B, shkruan lajmi.net.

Ai pranë postimit po ashtu ka treguar se kënga mban titullin “Djalë dukat” ndërsa kënga pritet të lansohet këtë të mërkurë, pra më datë 24 të këtij muaji.

Bazuar në videon e shkurtër të publikuar nga Skerdi në llogarinë e tij në Instagram bëhet po ashtu e ditur se ky projekt muzikor do të vijë i realizuar edhe në anën vizuele, me videoklip.

Projekti i fundit muzikor i Skerdit ishte solo dhe u pëlqye nga publiku, kënga “Jemi nda” në Youtube ka marrë një numër të madh klikimesh.

Ndërsa bazuar edhe në suksesin e këngës “Pse m’le” të Lumi B pritet që ky bashkëpunim të rezultoj me sukses dhe të mirëpritet nga publiku./Lajmi.net/

   
 
  
 
  
  
 
 
  
  
 
  View this post on Instagram 
 
  
 
 
  
  
  
 
 
  
  
 
 
  
  
  
 
 

 

 Neser ndryshim moti ?? #djaldukat #lumib #bigbangbeats #valonaziri #comingsoon 

A post shared by   S K E R D I  (@skerdiago) on

 

 

albshowbizzz.com