Mick Jagger, ja fotoja e parë pas operacionit në zemër

  

I veshur me xhinse, atlete dhe kapele bejzbolli këngëtari britanik Mick Jagger shëtit në një park pas operacionit në zemër të cilit ju nënshtrua disa ditë më parë. 

Këngëtari i Rolling Stones duket mirë, buzëqesh dhe në llogarinë e tij në instagram foton e shoqëron me titullin “Një shëtitje në park”.

Të menjëhershëm ishin komentet e miqve dhe familjarëve: “Të dua babi”- i shkruan e bija Georgia May.