Milioneri iranian harron Morena Tarakun, ja cilës shqiptare ia ka vënë syrin

  

Sasha Sobhani u bë i famshëm në Shqipëri prej lidhjes së dashurisë që pati me këngëtaren Morena Taraku. Ata ishin në vëmendje të faqeve rozë, por duket se vëmendja e miliarderit iranian është përqendruar tek një tjetër shqiptare.

Ai ka postuar një fotografi të modeles shqiptare Vildane Zeneli, e cila po zhvillon karrierën në Amerikë. Imazhin e saj e shoqëroi me një figurë zjarri duke nënkuptuar se është shumë seksi.

Kujtojmë se pas ndarjes, Morena Taraku bëri të ditur se ka marrë një propozim për fejesë nga dikush tjetër, të cilin e ka pranuar. Pas kësaj, Sasha hoqi dorë përfundimisht nga këngëtarja.