Modeli humbi jetën në pasarelë, mjekët dyshojnë se kishte defekt të lindur të padiagnostikuar

  

Modeli Tales Soares që u rrëzua në pasarelë në Javën e Modës në Sao Paolo mund të ketë vdekur nga një defekt të lindur të padiagnostikuar, thonë mjekët.

26-vjeçari po ecte në pasarelë për të reklamuar koleksionin e markës Ocksa kur u rrëzua.

Ai u shpall i vdekur në spital dhe hetimet po ndodhin në kauzën e vdekjes së tij.

Agjentja e tij Rogério Campaneli tha: “Gjithçka ka ndodhur kaq papritur. Mjekët dyshojnë se Tales mund të ketë pasur një problem të lindur. Nga videot, ata besojnë se ai vdiq në pasarelë. Ishte gjithcka kaq e shpejtë: ai puthi një shok prapa skenave, doli me besim si zakonisht, pastaj papritur ngeci, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua”.

Më parë thuhej se 26-vjeçari vdiq se ishte anoreksik, përdorues droge ose i stresuar,  por motra e tij Alexandra hodhi poshtë raportimet.