Modeli rrëzohet në pasarelë dhe vdes
Një model ka vdekur pasi u rrëzua në pasarelë në Javën e Modës në Sao Paulo.
Tales Soares po ecte në pasarelë për të reklamuar koleksionin e markës Ocksa kur u rrëzua.
Ai u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetonte.
Publiku fillimisht mendoi se ishte pjesë e shfaqjes. Por modelët u tmerruan kur ambulanca mbërriti në pasarelë dhe e larguan nga shfaqja.
Organizatorët konfirmuan vdekjen e tij në Twitter, por nuk dhanë ndonjë detaj.
“Na vjen keq për humbjen e tij dhe i dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes Tales,”-u tha në deklaratë.
Në mediat sociale qarkullojnë video ku tregohen 26-vjeçari duke ecur deri në fund të pasarelës dhe kthehet mbrapsht përpara se të rrëzohej.
Disa orë para sfilatës, ai postoi një foto në median e tij sociale Instagram rreth shfaqjes së modës.