Modelja e njohur gëzohet për djegien e Notre-Dame, ja arsyeja

  

Mbrëmjen e kaluar, djegia e Katedrales Notre Dame në Paris mori vëmendjen e gjithë botës. Pjesa më e madhe po luteshin që të mos shkatërrohej një prej pasurive dhe vlerave më të mëdha botërore, ndërsa një person po gëzohej nga kjo gjë.

Bëhet fjalë për modelen Marisa Papen, e njohur për pozat nudo në vende të ndryshme. Ajo shkruajti në rrjete sociale se ishte e lumtur që po digjej Katedralja 850-vjecare.

“Kishat po digjen. Një epokë e re po vjen. Unë jap mëshirën time për të gjithë ata që kanë qenë viktimë e kishës. Seksualisht / mendërisht / fizikisht …”, shkruajti ajo. Postimin e shoqëroi me një fotografi nudo para Katedrales Notre Dame.

Pati reagime të ndryshme ku disa ndanin të njëjtin mendim me modelen belge, ndërsa të tjerë e kritikonin. 26-vjecarja njihet për shpirtin e lirë dhe për kundërshtimet fetare, për të cilat ka shkaktuar zemërim në shtete të ndryshme.

Para disa muajsh, vizitoi Hagia Sophia, një xhami osmane në Turqi që është kthyer në muze, por për pothuajse 1000 vjet ishte kisha më e madhe e krishterë ortodokse greke në botë. Modelja belge qëndroi para Hagia Sophia me një burkë por më pas ngriti skajin e saj dhe doli nudo, gjë që zemëroi myslimanët në të gjithë botën.

Papen ka provuar edhe burgun prej veprimeve të saj. Kujtojmë se ajo u arrestua dhe qëndroi një natë në qeli pasi pozoi nudo në një tempull egjiptian si edhe përpara Wailing Wall në Jerusalem.