Modelja mbulon Lamborghinin me 2 milionë kristale Swarovski

  

Një modele ruse ka mbuluar Lamborghinin  e saj me 2 milionë kristale Swarovski.

Makina luksoze e zeze, me vlerë 353.000 dollarë, u modifikua nga një kompani londineze. Më pas  Daria Radionova ia tregoi publikut.

Radionova i tregoi njerëzve makinën e saj të fundit duke e çuar në Knightsbridge.

Ekipi i Cars in Cloaks kaloi 700 orë për dy muaj për ti vendosur të gjitha kristalet makinës.