Moderatorja e njohur kërkon divorcin, zbulon tradhtinë e burrit pas 22 vitesh martesë

  

Wendy Williams ka paraqitur kërkesën për divorc për bashkëshortin Kevin Hunter, i cili u bë baba i një vajze nga një histori jashtëmartesore.

Avokati i 54-vjecares, pasuria e së cilës arrin në 60 milionë dollarë, konfirmoi të enjten se ajo po ndahet nga bashkëshorti 47-vjecar.

Të dy kishin 22 vite martesë, të cilat Kevin i shkatërroi duke e tradhtuar me një tjetër. Dyshohet se ai kishte një histori me terapisten Sharina Hudson, 33 vjecare, e cila solli në jetë një fëmijë në fund të marsit.

Në episodet e reja të shfaqjes, moderatorja ka dalë pa unazën e martesës, por nuk e ka përmendur në asnjë moment divorcin.