Moderatorja e njohur ndahet nga i fejuari: Më la vetëm në spital

 
 Prezantuesja e njohur po e vazhdon betejën me sëmundjen e rëndë. 

  

 

 

Prezantuesja e emisionit të njohur Le Iene vazhdon betejën e saj me sëmundjen e rëndë, dhe Pashkët i kaloi në spital.

Por Nadia Toffa tregon që është një vajzë e fortë, dhe në foton e fundit, ka dalë e buzëqeshur. Megjithate në Instagram, I njoftoi dicka ndjekësve të saj: ndarjen nga i fejuari.

Ajo tregon edhe shkakun e kësaj ndarjeje, teksa thotë se ai nuk i ka qendruar për asnjë seancë kimioterapie pranë.

“E lashë sepse nuk u kujtua kurrë per asnje kontroll, nuk më shoqëroi asnjëherë në seancat e kimioterapisë. Tani po kthehem të vallëzoj vetëm. Dua të rri me ata që kanë kohë për mua; miqtë, mes të cilëve dhe kolegë të mrekullueshëm e padyshim familjen time aq speciale”, ka shkruar ajo transmeton lapsi. Nadia nuk e zbuloi identitetin e partnerit, kritikat ndaj të cilit, sic mund të pritej kanë vërshuar lumë!!!

Toffa u diagnostikua me tumor në fundin e 2017-tës, dhe prej atëherë është përballur me disa operacione.

  

 

albshowbizzz.com