Moderatorja shqiptare studioi ekonomik, u bë pjesë e televizionit por ëndërronte aktrimin
Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Arjola Shehu u bë pjesë e televizionit krejt rastësisht, ndërkohë që po studionte ekonomik. Ndonëse ishte shumë e përqendruar në shkollë, dashurinë e gjeti tek televizioni dhe moderimi.
E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, Arjola zbuloi se në fëmijëri ëndërronte të bëhej aktore, por hoqi dorë për shkak të pagesave të ulëta.
Rudina Dembacaj: Përse su bëre aktore?
Arjola Shehu: Sepse nuk kishte të ardhme të madhe në Shqipëri. Është realitet i hidhur.
Rudina Dembacaj: Unë nuk mendoj kështu.
Arjola Shehu: Nuk bëhen shumë produksione, kinematografia nuk ka shumë prodhime. Padyshime që ka hapësira, por nuk është një fushë që është e lehtë që të arrihen gjërat dhe që të sjell shumë të ardhura.