Mozzik del në shëtitje me nusen dhe vajzën, vëmendje merr veshja e Loredanës dhe karroca e shtrenjtë e Hanës

Çifti tashmë janë bërë prindër të një vajze.

Çifti i njohur kosovar, Mozzik dhe Loredana Zefi kanë një numër të madh të fansave, të cilët i përcjellin vazhdimisht në rrjetet sociale, si dhe në mbrëmjet muzikore.

Për të qëndruar sa më afër përkrahësve të tyre, çifti vazhdimisht publikon fotografi të ndryshme duke mos I lënë anash edhe ato personale.

Është, Loredana ajo e cila së fundmi ka publikuar një fotografi në InstaStory, bashkë me Mozzikun, teksa shfaqen të veshur në të zeza.

Bashkë me ta nuk ka dyshim se është edhe vajza e tyre, Hana.

“Romeo&Juliet”, është projekti i fundit i dyshes që u prit tejet mirë nga publiku, kurse në kanalin Youtube numëron mbi 39 milionë klikime.