“My Year” vjen me klip muzikor, reperi shqiptar nuk harron të përmendë origjinën

  

Reperi shqiptar, Gashi solli hitin e vitit 2019 në bashkëpunim me artistin G-Eazy. Para tre muajsh, ata publikuan këngën “My Year” vetëm në version audio, por arriti të merrte menjëherë pëlqimin e publikut dhe tani numëron mbi 2.5 milionë klikime në Youtube.

Sot është publikuar klipi i këngës, ku Gashi nuk ka harruar të vendosë flamurin shqiptar kur përmend origjinën. Femrat seksi dhe kërcimet provokuese të tipit tëerk nuk mungojnë në hitin e reperit shqiptar që zhvillon karrierën në Amerikë.

Hiti i tyre mori vëmendje akoma më të madhe kur ngritën në këmbë studion e “Jimmy Fallon”. I gjithë publiku kërcente me projektin e artistëve duke e kthyer në një koncert të vërtetë.