Ndarja nga bashkëshorti, Adele do sjellë album ‘zemërthyes’ në fund të vitit

  

Këngëtarja Adele i dha fund marrëdhënies 8 vjeçare me bashkëshortin Simon Konecki. Dhe raportohet se ylli i muzikës është e hapur për lidhje të reja.

30-vjeçarja është ‘e ngazëllyer’ për gjetjen e një partneri të ri dhe po kërkon ndihmën e miqve në këtë çështje.

Gjithashtu raportohet se Adele po planifikon të publikojë një album ‘zemërthyes’ në fund të vitit dhe ka shkruar disa materiale të reja.

“Ajo ka pasur takim me shtëpinë e saj diskografike. Dhe producentët londinezë janë të gatshëm të punojnë me të,”-tha burimi. “Adele po shpreson që albumi të dalë në treg gjatë Krishtlindjeve.”