Ndërron jetë aktori Seymour Cassel

  

Aktori Seymour Cassel, i njohur për bashkëpunimet e tij me John Cassavetes dhe Wes Anderson ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Vajza e tij, Dilyn Cassel Murphy konfirmoi lajmin të dielën e kaluar në Los Angeles pas komplikacioneve të shkaktuara nga sëmundja e Alzhajmer.

Cassel, luajti përgjatë një periudhe 60-vjeçare në filma të ndryshëm.

Ai u nominua për rolin e aktorit dytësor në çmimet Oscar për filmin e vitit 1968 ‘Faces’ (në shqip: ‘Fytyrat’) me regjizurë të John Cassavetes.

Filmi shënoi një periudhë bashkëpunimi 30-vjeçare midis aktorit dhe regjisorit duke vazhduar të luajë dhe ne filma të tjerë të tij ‘Minnie dhe Moskowitz’ në vitin 1971; ‘The killing of a Chinese bookie’( në shqip: ‘Vrasja e një lexuesi kinez’) në vitin 1974 dhe ‘Love streams (në shqip: Lumenjtë e dashurisë) në vitin  1984.

Cassel vazhdoi të luante ne role të vogla deri në vitin 2014 kur u tërhoq nga aktrimi.