Ndërron jetë regjisori John Singleton
Në moshën 51-vjeçare ka vdekur John Singleton.
Regjisori i nominuar për çmimin “Oscar”, John Singleton, i njohur për filmat “Boyz N The Hood” dhe filmin “Shaft”, ka vdekur në moshën 51-vjeçare, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Në një deklaratë, familja e tij konfirmoi se Singleton ndërroi jetë menjëherë pas largimit të aparateve që po e mbanin në jetë, në Los Angeles.
John Singleton kishte qenë në kujdes intenziv pas një sulmi që pati.
I lindur në Los Angeles, Singleton u konsiderua ndër regjisorët më të mirë afrikano-amerikanë në vitet 1990.
Më 1992 ai u bë regjisori i parë afrikano-amerikan që u nominua për çmimin “Oscar” në kategorinë “regjisori më i mirë”. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com